Botë

Koreja e Jugut e shqetësuar nga veprimet e Koresë Veriore

Ministria e Unifikimit në Korenë e Jugut ka thënë se fqinja veriore duhet t’i ndalë kërcënimet dhe t’u kushtojë vëmendje shqetësimeve ndërkombëtare për programin e saj bërthamor.

Koreja Jugore ka thënë se shteti fqinj nuk mund të fitojë atë që dëshiron nga programi bërthamor, prandaj nuk duhet të insistojë që të shkojë në shtegun e gabuar. Koreja Veriore ka deklaruar se shtatë demokracitë e pasura janë mjet për të ofruar hegjemoninë amerikane, duke refuzuar thirrjet e shteteve më të fuqishme për çarmatosjen bërthamore të Koresë Veriore.

Diplomatët e G7-s pas takimit në Japoni, me një deklaratë të përbashkët, kanë dënuar testimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut dhe kanë përsëritur qëndrimet se shteti diktatorial duhet të braktisë planin për armët bërthamore.

Koreja Veriore ka deklaruar se do të reagojë fuqishëm nëse shtetet e G7-s shfaqin shenja për t’i ngrirë interesat fondamentale të Koresë së Veriut.