Liderët e Kongresit në SHBA kanë arritur marrëveshje bipartizane në orët e hershme të së mërkurës për të ofruar një ndihmë prej 13.6 miliardë dollarë për Ukrainën dhe aleatët evropianë, raporton agjencia AP.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, fillimisht kishte kërkuar një fond prej 10 miliardë dollarë për të ndihmuar në aspektin ushtarak, humanitar dhe ekonomik Ukrainën dhe aleatët evropianë. Por mbështetja e dy partive ishte aq e madhe sa që shifra është rritur në 12 miliardë dollarë të hënën dhe shkoi në 13.6 miliardë dollarë të martën.
“Ne do t’i përkrahim ata kundër tiranisë, shtypjes e veprimeve të dhunshme”, ka thënë Biden.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja pritet t’i ndajë edhe 33 miliardë dollarë për Ukrainën
-
SHBA-ja do ta ndihmojë me 13.6 miliardë dollarë Ukrainën
-
SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë 14,9 miliardë dollarë për Ukrainën
-
Biden i kërkon Kongresit 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
-
Bideni njofton ndarjen e 2,5 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën