Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja do ta ndihmojë me 13.6 miliardë dollarë Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se ka nënshkruar financimin historik prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën.

“Sapo nënshkrova projektligjin për financimin e qeverisë dypartiake - duke e mbajtur qeverinë të hapur dhe duke siguruar një financim historik prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën”, ka shkruar ai në Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka bashkuar njerëzit në të gjithë Amerikën, ka bashkuar dy partitë tona në Kongres dhe ka bashkuar botën liridashëse për të vepruar me urgjencë dhe vendosmëri që ne po bëjmë tani, që ju më dhatë aftësinë për ta bërë”, ka thënë Bideni.

Senati vendosi 68-31 për ndihmën historike ndaj Ukrainës.

6.5 miliardë dollarë do të jenë për nevoja ushtarake, më shumë se 4 miliardë për ndihma humanitare e 1.8 do të jenë ndihma ekonomike.