Kongresi i Meksikës ka rrëzuar propozimin për ndryshime kushtetuese në sektorin energjisë, sikurse kishte kërkuar Qeveria meksikane. Kërkesa kishte nxitur debat të ashpër për shkak të ndryshimeve të vitit 2013 që kishin lejuar hapjen e mundësive për treg më të madh të sektorit të energjisë.
Reforma planifikonte kufizim të uzinave të energjisë së përtëritshme, të ndërtuara nga investimet e huaja dhe garantonte se së paku 54 për qind e energjisë elektrike do të blihej nga uzinat në pronësi qeveritare. Por kjo energji konsiderohet se është më pak e pastër për mjedisin.
Debati u zhvillua me pjesëmarrje të pothuajse 500 deputetëve, por pushteti nuk kishte mbështetjen e dy të tretave të votave të domosdoshme për ndryshime kushtetuese.
-
Protesta në Meksikë kundër reformës zgjedhore
-
Meksika tërhiqet nga ideja për ta ndryshuar kalendarin shkollor për shkak të Botërorit
-
Qeveria miraton projektligjin për energjinë
-
Ligjvënësit venezuelanë votojnë për ta zbutur kontrollin shtetëror mbi naftën
-
Meksika s’do të vendosë tarifa ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës