Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konflikt mes të krishterëve e hinduve në Indi

Në një të diel, pastori Somu Avaradhi është tronditur kur hyri në kishën e tij, në qytetin Hubballi në jug të Indisë.

“Kishte njerëz të ulur brenda, duke kënduar këngë fetare hindu dhe duke bërtitur parulla”, deklaroi ai.

Ai tha se njoftoi policinë, mirëpo kur ata mbërritën, protestuesit e akuzuan se kishte abuzuar e detyruar me një burrë të konvertohej në krishtërim.

Pastori thuhet se u arrestua nën akuzat “lëndim i ndjenjave fetare”, derisa i kaloi 12 ditë në burg para se të lirohej me kusht.

Një raport i Shoqatës Ungjillore të Indisë thotë se ky nuk është një incident i izoluar, duke i përmendur 39 raste kërcënimesh kundër të krishterëve nga janari deri në nëntor të këtij viti në Karnataka.

Edhe Murgu i lartë budist dërgohet në paraburgim për dyshime për përdhunim të një të miture Botë 2 muaj më parë Murgu i lartë budist dërgohet në paraburgim për dyshime për përdhunim të një të miture

BBC-ja raporton se ka pasur sulme ndaj pastorëve dhe të krishterëve nga grupet hindu.

Të krishterët janë një pakicë e vogël në Indinë me shumicë dërrmuese hindu.