Pacienti i tretë në Mbretërinë e Bashkuar me koronavirus është konfirmuar, ka treguar shefi i shëndetësisë së këtij vendi.
I infektuari nuk ka marrë këtë virus në Mbretëri të Bashkuar, ka thënë Chris Whitty raporton BBC.
“Pacienti është duke u transformuar në qendrën e specialistëve NHS, dhe ne kemi marrë të gjitha masat kundër ndonjë shpërndarje të mundshme të koronavirusit”, ka thënë ai.
Lexoni edhe: Regjistrohen dy rastet e para të koronavirusit në Britaninë e Madhe
Nga koronavirusi janë infektuar 28,018 persona në të gjithë botën ndërsa 565 kanë mbetur të vdekur, shumica e tyre në Kinë, transmeton Koha.net.
Profesori Chris Whitty ka thënë se NHS është “e përgatitur mirë” për të menaxhuar këso çështje dhe ne tani “jemi duke punuar për identifikimin e çdo kontakti që pacienti ka pasur me njerëz të tjerë”.
2 personat e tjerë ende janë duke u trajtuar në infermierinë infektive Royal Victoria në Newcastle.