Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Regjistrohen dy rastet e para të koronavirusit në Britaninë e Madhe

Foto: Reuters

Dy persona janë prekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Shëndetit në Britani.

Që të dy personat janë të njëjtës familje dhe po trajtohen nga shërbimet emergjente, raporton BBC.

Nuk ka detaje të tjera për identitetin e tyre apo ku janë duke u trajtuar ata, transmeton Koha.net.

Së paku 213 persona kanë vdekur në Kinë nga ky virus, shumica e tyre në Hubei, ku janë regjistruar afër 10 mijë raste.

98 persona të tjerë me koronavirus janë regjistruar në 18 shtete nga e gjithë bota.

Artikuj të ngjashëm