Dy persona janë prekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Shëndetit në Britani.
Që të dy personat janë të njëjtës familje dhe po trajtohen nga shërbimet emergjente, raporton BBC.
Nuk ka detaje të tjera për identitetin e tyre apo ku janë duke u trajtuar ata, transmeton Koha.net.
Së paku 213 persona kanë vdekur në Kinë nga ky virus, shumica e tyre në Hubei, ku janë regjistruar afër 10 mijë raste.
98 persona të tjerë me koronavirus janë regjistruar në 18 shtete nga e gjithë bota.
Artikuj të ngjashëm
-
157 të vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe të shtunën
-
Britania e Madhe raporton 738 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
Britania regjistron rekord të rasteve të reja pozitive me koronavirus
-
Afro 400 vdekje të reja nga COVID-19 në Britani
-
Britania e Madhe regjistron mbi 18.600 raste me COVID-19