Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konfirmohet italiani i parë i prekur nga koronavirusi

Numri i personave të prekur nga koronavirusi po vjen duke u rritur me shpejtësi alarmante. Një shtetas Italian ka rezultuar të jetë i prekur nga virusi vdekjeprurës.

Bëhet fjalë për një nga 56 italianët e riatdhesuar nga Wuhan, të cilët ndodheshin në karantinë në qytetin ushtarak të Cecchignola, transmeton Shekulli njoftimin.

Mediat italiane raportojnë se disa nga italianët e tjerë e ndodhur në karantinë thonë se “me këtë person, ne kemi pasur pak kontakte në këto ditë”.

Ata shpjegojnë se pacienti ishte “në një dhomë të vetme” përpara se të transferohej në Spallanzani. Italiani i infektuar aktualisht është shtruar në Spitalin e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Lazzaro Spallanzani në Romë. Raportohet se personi i prekur është një i ri i moshës 30-40 vjeç.

Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) ka njoftuar për rezultatin pozitiv të testit konfirmues të koronavirusit, duke saktësuar se pacienti aktualisht është shtruar në spital me “rritje temperature”.

Më herët ishte raportuar për dy raste koronavirusit në Itali, por më vonë nuk pati njoftime.