Hetuesit gjermanë të sigurisë kanë zbuluar të hënën informata lehtësisht të qasshme e të klasifikuara ushtarake në një laptop, që kohë më parë ishte shitur përmes “Ebay”-it, raporton KOHA.
Ekspertë të sigurisë nga “G Data”, me seli në qytetin perëndimor gjerman Bochum, e blenë një laptop të përdorur të Bundeswehrit për një çmim prej 90 eurosh.
Në këtë kompjuter, megjithatë, ndodheshin një sërë dokumentesh, përfshirë udhëzimet se si të shkatërrohet një sistem i mbrojtjes ajrore “LeFlaSys Ozelot”.
“LeFlaSys Ozelos” është një sistem mobil i mbrojtjes ajrore raketore që është operacionalizuar për herë të parë më 2001 dhe është në përdorim edhe sot e kësaj dite. Sistemi tokë-ajër përdoret për reagime të shpejta në raste të kërcënimeve ajrore, për mbrojtjen e qendrave komanduese dhe trupave në veprim.
Dosjet ishin të vendosura në folderin “VS-Nur für den Dienstgebrauch” — që është klasifikimi i nivelit më të ulët të sekretit.
Eksperti i sigurisë “G Data”, Tim Berghoff, ka thënë se kompjuteri peshonte 5 kilogramë dhe ishte përdorur në terrene ushtarake. Berghoff ka thënë se pajisja ishte prodhuar dikur nga fillimi i viteve 2000 dhe se funksiononte akoma në gjendje shumë të mirë.
Edhe
Dronët për të cilët Gjermania do të shpenzojë mbi 250 mln euro s’kanë dhënë rezultat në Ukrainë
“Kompjuteri që e siguruam përmban informata gjithëpërfshirëse teknike rreth sistemit ‘LeFlaSys’, përfshirë udhëzimet hap pas hapi për operim, si dhe për mirëmbajtje. Informatat se si të operohet me sistemin e përvetësimin e caqeve, si dhe për vetë platformën e armëve, mund të gjenden në këtë kompjuter, dhe, natyrisht, edhe udhëzimet se si të shkatërrohet i gjithë sistemi për ta pamundësuar përdorimin e tij nga forcat armiqësore”, ka thënë Berghoff, njofton DW.
Tekstin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t'u regjistruar.
-
Gjermania harton plan sekret lufte me 1.200 faqe: 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
-
Zelensky: Kemi gjetur mikrokompjuterë britanikë të përdorur në raketat dhe dronët rusë
-
Rritja e shqetësimeve për përdorimin e AI-së në fushëbetejë
-
Kinezi bleu pa dashje 4 libra me sekrete ushtarake për më pak se 1 dollar