Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kompania suedeze rekruton sorrat për t'i mbledhur duçat e cigareve

Sorrat po rekrutohen për të marrë duçat e cigareve të hedhura, nga rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez si pjesë e një përpjekjeje për uljen e kostove.

Zogjtë e egër e kryejnë detyrën pasi marrin pak ushqim për çdo duç që e depozitojnë në një makineri.

"Ata janë zogj të egër që marrin pjesë në baza vullnetare", tha Christian Günther-Hanssen, themeluesi i Corvid Cleaning, kompania që qëndron pas metodës.

Fondacioni Keep Sweden Tidy thotë se më shumë se 1 miliard duça cigaresh lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, që përfaqëson 62% të të gjithë mbeturinave. Kompania Södertälje shpenzon 1.6 milionë funte për pastrimin e rrugëve, raporton Guardian.

Günther-Hanssen vlerëson se metoda e tij mund të kursejë të paktën 75% të kostove që lidhen me mbledhjen e duçave të cigareve në qytet.

Södertälje po kryen një projekt pilot përpara se të hapë operacionin në të gjithë qytetin, ku shëndeti i zogjve është konsiderata kryesore duke pasur parasysh llojin e mbetjeve të përfshira.

Artikuj të ngjashëm