Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kompania amerikane ndëshkohet se i shiti cigare Koresë së Veriut

Kompania e cigareve “British American Tobacco” (BAT) do të paguajë 635 milionë dollarë plus interes për autoritetet amerikane pasi një filial i saj pranoi se i shiste cigare Koresë së Veriut në kundërshtim me sanksionet.

Autoritetet amerikane thanë se bëhej fjalë për aktivitetin e BAT-it në Korenë e Veriut mes viteve 2007 dhe 2017.

Kreu i BAT-it, Jack Bowles, tha se i vjen keq për sjelljen, raportoi BBC. 

SHBA-ja ka vënë sanksione të ashpra mbi Korenë e Veriut për shkak të aktiviteteve të saj bërthamore dhe balistike.

BAT është një nga kompanitë ndërkombëtare më të mëdha të cigareve në botë dhe një nga 10 më të mëdhatë në Britani. Ajo zotëron markat kryesore të cigareve, përfshirë Lucky Strike, Dunhill dhe Pall Mall.