Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ka kërkuar një dëshmi “konkrete” që princesha Latifa Al Maktoum, vajzën e liderit të Dubait. Princesa Maktoum thuhet se është gjallë dhe po mbahet në paraburgim.
Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë të martën, ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë thënë se ajo duhet të lirohet “urgjentisht”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrincesha Latifa tentoi të ikte nga Dubai në vitin 2018. Në xhirimet eshpërndara nga “BBC Panorama”, ajo thotë se e kanë droguar dhe e kanë kthyer prapa për në qendër të paraburgimit.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se duan më tepër informata.
Familja mbretërore e Dubait më herët ka thënë se princesha Latifa është e sigurt dhe po kujdesen për të në shtëpi.
Më 5 mars, Kombet e Bashkuara kishin thënë se ende janë duke pritur detaje të mëtutjeshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe – dy javë pas kërkesës fillestare për dëshmi se është gjallë.
Të martën, ekspertët e Kombeve të Bashkuara sërish i kanë thënë qeverisë së Emirateve që të ofrojnë informata kuptimplote për fatin e princeshës Latifa.
Kanë kërkuar “për një verifikim të pavarur të kushteve në të cilat ajo mbahet, dhe për lirimin e saj të menjëhershëm”.