Botë

Komandanti më i lartë ukrainas injoron kërkesën e Zelenskyt për të dhënë dorëheqje

Presidenti ukrainas i ka kërkuar komandantit të tij më të lartë ushtarak, Valerii Zaluzhnyi, të japë dorëheqje të hënën por gjenerali rezufoi, duke shkaktuar spekulime se ai mund të shkarkohej tani.

Tensionet mes të dyve kanë nisur prej javësh mes dështimit të kundërofensivës së Ukrainës, por sugjerimi se Zaluzhnyi mund të shkarkohej ka ardhur si shok.

Oleksii Goncharenko, deputet i opozitës ukrainase dhe aleat i gjeneralit, tha se ai e mori vesh se "dje presidenti i kërkoi Zaluzhnyit të jepte dorëheqjen, por ai nuk pranoi ta bënte këtë".

“Personalisht mendoj se kjo është një ide e keqe. Nuk ka çështje thelbësore mes tyre, por zyra e Zelenskyt ka qenë e shqetësuar se Zaluzhnyi ka bërë deklarata politike e jo ushtarake", tha Goncharenko.

Ministria e Mbrojtjes doli me sqarim ku tha se ky nuk ishte lajm i vërtetë. Nuk është ende e qartë situata. Zëvendësimi më i mundshëm i Zaluzhnyit do të ishte Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës, raportoi Guardian. 

Kundërofensiva ukrainase në qershor pati dështuar mbi frontet ruse mes kritikave se ishte shpërndarë në shumë drejtime.

Gjenerali ukrainas është figura më e popullarizuar e vendit përveç presidentit Volodymyr Zelenskyt.