Pak tema kanë kufizime për t’u rrahur në diskutimet vetëm mes burrash, tregon sipërmarrësi dhe ambientalisti Johannes Wretljung Persson. Ndikimi i pornografisë, ngacmime seksuale në klube nate dhe qasja mizogjene në punë janë gjithashtu pjesë e debatit të gjerë në këto tubime.
33-vjeçari thotë se qëllimi i këtyre takimeve është që të krijohet një mjedis në të cilin një grusht burrash mund “të bisedojnë për pabarazinë dhe patriarkatin, dhe se si të jesh një qenie më e mirë njerëzore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë gjëra që njerëzit i kanë bërë edhe në të kaluarën, se ata e kuptojnë se ‘është shumë keq që e bëra këtë!’” – shton Tard Vennerborg, punëtor teknologjie, gjithashtu pjesëmarrës dhe organizator i këtyre ngjarjeve që zhvillohen në pallatin Vasteras në perëndim të Stokholmit, shkruan KOHA.
“Por edhe për gjërat që nuk i keni bërë – keni dëgjuar njerëz të tjerë që i thonë ose i bëjnë, ama ju nuk keni reaguar ose kundërshtuar”.
Në mbarë Suedinë, mijëra burra kanë marrë pjesë viteve të fundit në takime vetëm të një gjinie, kanë bërë të ditur organizatat joprofitabile “Make Equal” dhe “MAN”, që angazhohen për promovimin e barazisë shoqërore.
Ngjarjet ndryshojnë prej ndejave të qejfit, ku debatohet lirshëm deri te ato ndeja ku flitet për probleme të punës. Shumëkush ndjek udhëzuesit, sipas të cilëve u kërkohet të pranishmëve që të shtrojnë pyetje dhe të rrahin tema të ndryshme shoqërore. Madje preferohet që secilit t’i lejohet një periudhë e caktuar kohore për ta shtruar argumentimin e tij, pa u ndërprerë fare. Të tjerët shërbejnë si mbështetës me informacione shtesë joformale, ta zëmë për fusha si marrëdhëniet në çift dhe për shëndetin mendor.