Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka reaguar ndaj njoftimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të mobilizuar forcat rezervë.
Në postim në Telegram, Klitschko ka thënë se këto mobilizime s’do ta ndihmojnë Rusinë që ta pushtojë Ukrainën.
“Mobilizimi dhe kërcënimet nukleare të kumtuara nga Putini nuk do të ndihmojë që agresori në tentimin e tij ta pushtojë dhe shkatërrojë Ukrainën dhe ukrainasit. Bota e civilizuar më në fund duhet ta kuptojë se e keqja duhet të largohet nga rrënjët dhe të mos flitet për iluzionin ‘e negociatave paqësore’”, ka shkruar Klitschko për BBC.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Rusia planifikon mobilizim tjetër për një valë të re lufte
-
Mobilizimi rus mund të ngadalësojë ofensivën ukrainase, por jo ta ndalë
-
Klitschko i bën thirrje Perëndimit: Zgjohuni se do të jetë tepër vonë
-
Presidenti i Ukrainës fton rezervistët ushtarakë
-
Klitschko: Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga territore për paqen