Kur vjen puna të fuqia njerëzore, asnjë vend në botë nuk i afrohet Kinës. Sipas “Global Firepower estimates”, Republika Popullore ka aktualisht rreth 2.18 milionë ushtarë aktivë në dispozicion.
Me thuajse gjysmën e këtij numri vijnë në vend të dytë dhe të tretë India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1.36 dhe 1.28 milion ushtarë respektivisht. “Statista” shkruan se Koreja e Veriut dhe Rusia janë vendet e vetme të tjera me më shumë se 1 milion fuqi ushtarake njerëzore.
Irani që është përfshirë në një luftë betejash e paralajmërimesh me Shtetet e Bashkuara, renditet në vendin e 8-të me 523 mijë ushtarë.
Në raportin e “Global Firepower”, Shqipëria renditet në vendin e 118, nga 137 vende që përmban lista. Numri i ushtarëve në raport evidentohet 10 mijë. Në këtë listë, Shqipëria lë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Estoninë, Lituaninë etj. Serbia renditet në vendin e 82-të me rreth 30 mijë ushtarë ndërsa Bosnja në vendin e 112-të me 10 mijë e 500 ushtarë e personel ushtarak.
Por kjo renditje bazohet vetëm në kapacitete njerëzore, pasi në kapacitete ushtarake kryeson SHBA/Shqip.
-
India e kalon Kinën si superfuqia e tretë ajrore
-
Renditja e re e GlobalFirepower: Kosova e 141-ta për nga fuqia ushtarake
-
OKB: Popullsia e Indisë do të kapërcejë atë të Kinës deri në qershor
-
Kosova e 134-a në botë për fuqinë ushtarake
-
Kosova e 140-a për fuqinë ushtarake nga 142 shtete, sipas “Global Firepower”