Shteti i Kinës ka deklaruar se nuk është i interesuar për luftë diplomatike me Britaninë, por ka refuzuar të punojë me politikanët britanikë, të cilët, sipas autoriteteve kineze, kanë “mentalitet të periudhës së Luftës së Ftohtë”, në lidhje me problemin e Hong Kongut.
Gjatë javëve të fundit ka pasur luftë fjalësh mes Kinës dhe Britanisë, shkaku i protestave të mëdha në Hong Kong, që po refuzon Ligjin e ekstradimit në Kinë, transmeton KTV.
Ambasadori kinez në Londër, Liu Xiaoming, deklaroi se Pekini ka besim të plotë se Hong Kongu do të dalë vetë nga situata e krijuar dhe se Qeveria britanike është përzier në çështjet e brendshme të këtij vendi.
Artikuj të ngjashëm