Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina akuzon G7 për “manipulim politik”

Kina akuzon G7 për “manipulim politik” pasi e ka kritikuar Pekinin për një sërë çështjes.

Në një deklaratë të përbashkët në fund të samitit treditor, liderët e shteteve të G7 i kanë bërë thirrje Kinës të “respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”.

Në mesin e çështjeve të përmendura janë abuzimet kundër ujgurëve myslimanë dhe shtypjes së aktivistëve pro-demokraci në Hong Kong.

Ambasada e Kinës në Britani ka akuzuar G7 për “akuza të pabaza”.

“Ndaloni shpifjet ndaj Kinës, ndaloni ndërhyrjet në punët e brendshme të Kinës dhe ndaloni dëmtimet e interesave të Kinës”, është thënë nga zëdhënësi i ambasadës të hënën, raporton BBC.

Artikuj të ngjashëm