Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina e Japonia mund të vendosin linjë të komunikimit ushtarak

Kina dhe Japonia parashikojnë të krijojnë një linjë komunikimi ushtarak për të ulur tensionet rreth ishujve të pretenduar në Detin e Kinës Lindore, deklaroi sot Pekini, pas një takimi mes krerëve të diplomacisë së dy vendeve.

Ministri japonez i Punëve të Jashtme, Taro Kono takoi sot në Pekin homologun e tij kinez, Wang Yi për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, kryesisht të përkeqësuara për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje territoriale detare.

Kjo është vizita e parë e një ministri japonez të Punëve të Jashtme që prej dy vitesh./ATSH

Dy vendet janë angazhuar të nënshkruajnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur për të vendosur një linjë të komunikimit ushtarak për të parandaluar incidentet në Detin e Kinës Lindore, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme në një komunikatë.