Japonia ka kaluar “vijën e kuqe” me komentet e bëra nga kryeministrja Sanae Takaichi, e cila foli për mundësinë e një intervenimi potencial ushtarak mbi Tajvanin, ka thënë ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, transmeton agjencia “AP”.
Yi tha se deklaratat e bëra nga kryeministrja japoneze më herët këtë muaj se një bllokadë detare kineze apo veprime tjera kundër Tajvanit do të ishin arsye për një intervenim ushtarak japonez ishin “shokuese”.
“Është shokuese që liderët aktualë të Japonisë publikisht kanë dërguar sinjal të gabuar për tentim të intervenimit ushtarak në çështjen e Tajvanit. Thanë gjëra që nuk është dashur të thonë, dhe kaluan vijën e kuqe që nuk është dashur të preket”, tha Wang Yi.
Wang tha se Kina duhet “të përgjigjet me vendosmëri” ndaj veprimeve të Japonisë dhe se të gjitha shtetet kanë përgjegjësinë për të “parandaluar ringjalljen e militarizimit japonez”.
-
Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij
-
Kina: Japonia na kërcënon ushtarakisht
-
Kina kritikon praninë e luftanijes britanike afër Tajvanit
-
Xi pritet t’i kërkojë Trumpit ndalimin e shitjeve të armëve për Tajvanin
-
Presidenti tajvanez thotë se vendi i tij nuk i përket Pekinit