Kina është e gatshme të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA-në, konfirmoi sot presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai deklaroi se tarifat doganore shtesë për mallrat kineze mund të mos jenë të nevojshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kina kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Ata dërguan një listë se çfarë janë të gatshëm të ndërmarrin për të arritur një kompromis”, shprehet Trump, shkruan ATSH.
Presidenti amerikan pohoi se ishte optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbimet e balancuara tregtare.
“Ne vendosëm tarifa doganore mbi 250 miliardë dollarë mallra kineze dhe taksat ndaj 267 miliardë dollarë shtesë janë gati nëse ne e duam këtë gjë, ndoshta nuk mund ta bëjmë një hap të tillë”, përfundoi ai.