Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina dhe Rusia po ndërtojnë ura. Simbolika është e qëllimshme

Për dekada lumi Amur ka ndarë Kinën moderne dhe Rusinë. Por gjithmonë i ka munguar një gjë, një urë automjetesh.

Tani - që izolimi ekonomik i Rusisë në vazhdën e pushtimit në Ukrainë po e shtyn më pranë Pekinit – kjo po ndryshon me vëmendje më të madhe.

Javën e kaluar, Pekini dhe Moska festuan nisjen e një lidhjeje të re, çka media shtetërore në të dyja anët e kanë quajtur urën e parë të autostradës mbi Amur, me raketa që shpërthenin tym shumëngjyrësh dhe nga zyrtarë lokalë që duartrokisnin nga brigjet e lumit, përderisa eprorët e tyre transmetoheshin nga Moska dhe Pekini në ekrane televizioni gjigande të sjella posaçërisht për atë ditë.

Për udhëtimin e parë në autostradë javën e kaluar, tetë kamionë mallrash nga Kina dhe tetë nga Rusia kaluan mbi urën kilometërshe të gjatë, secili duke mbajtur dy flamuj kombëtarë të mëdhenj në të dyja anët e kamionëve të tyre, ndërsa kalonin pranë njëri-tjetrit në koreografinë e kapur nga dronë ajrorë.

Image

Sipas Moskës, transportuesit kinezë të mallrave mbanin pajisje elektronike dhe goma, ndërsa ata rusë, vaj soje dhe lëndë druri. Dhe nëse dikush kishte dyshime në lidhje me simbolikën, që vjen pasi lufta në Ukrainë e ka lënë Moskën të dëshpëruar, për të treguar se ka ende miq dhe partnerë tregtarë - një zëvendëskryeministër rus, plotësoi boshllëqet.

Edhe Rusia dhe Kina lidhen me urë ndërkufitare Botë Rusia dhe Kina lidhen me urë ndërkufitare

Projekti prej 369 milionë dollarësh lidh qytetet binjake të qytetit Heihe në provincën Heilongjiang të Kinës me kryeqytetin e rajonit Amur Blagoveshchensk në Lindjen e Largët Ruse. Moska pret që ajo të gjenerojë rreth 4 milionë ton mallra dhe dy milionë pasagjerë çdo vit kur të jetë plotësisht funksionale.

Kryqëzimet e reja nxjerrin në pah lidhjet në rritje mes vendeve. Këto janë forcuar nën presidentin rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësin kinez, Xi Jinping, dhe përfshijnë një synim, të shprehur nga Moska këtë pranverë, për të arritur 200 miliardë dollarë në tregti deri në vitin 2024, nga një rekord prej 146 miliardë dollarësh sa ishte vitin e kaluar.

“Së fundmi Rusia dhe Kina nuk kishin asnjë urë të vetme përtej lumit Amur, por tani ata kanë dy ura... kështu që tendenca është e qartë”, ka thënë Artyom Lukin, profesor i asociuar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Federal Lindor në Vladivostok.

I njohur si Amur në Rusi dhe Heilongjiang në Kinë, brigjet e lumenjve të tij dikur ishin zona të tensionuara dhe shumë të patrulluara. Një degë e Amurit ishte vend i një konflikti kufitar i vitit 1969, rezultat i tensioneve të forta midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës së re komuniste, dhe deri në vitet 1990, mosmarrëveshjet territoriale kryesisht u zgjidhën.

“Kina ka qenë gjithmonë duke u përpjekur për më shumë infrastrukturë portesh, por Rusia ishte deri vonë pak ngurruese për të ndërtuar këtë lloj infrastrukture, nga frika se mos varej shumë nga Kina”, ka thënë Lukin.

Edhe OpEd Kufijtë e partneritetit “pa kufij” mes Xisë e Putinit

“Por tani Rusia nuk ka zgjidhje”, ka deklaruar ai, duke shtuar se që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe reagimi perëndimor që pasoi, Rusia ka qenë “shumë më e hapur” ndaj nismave kineze për të zhvilluar infrastrukturën ndërkufitare.

Në nivel kombëtar, ura, e cilësuar si një fitore e madhe diplomatike dhe ekonomike nga media shtetërore ruse, nënvizon gjithashtu një pyetje se sa larg do të shkojë Pekini për të mbështetur Rusinë mes krizës ndërkombëtare që ajo ka provokuar pas pushtimit të Ukrainës.

Deri më tani, Kina ka ecur në një vijë të hollë. Pekini ka thënë se mbështet një rend botëror të bazuar në rregulla, ndërsa refuzon të bashkohet me pjesën më të madhe të botës në dënimin e lëvizjes së Moskës dhe përdorimin e aparatit të saj shtetëror të medias për të përsëritur deklarimet e Kremlinit që fajëson Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për krizën.

Ajo ka rritur gjithashtu disa importe nga fqinji i saj i sanksionuar rëndë, ndërkohë që është shfaqur e kujdesshme për të shmangur ndonjë të tillë, duke ecur me kujdes rreth eksporteve të teknologjisë së lartë që vendet perëndimore kanë bllokuar gjerësisht për eksport në Rusi.

“Grupi i parë i ngarkesave që kaloi në Kinë nga Blagoveshchensk në ditën e hapjes zyrtare, vaji i sojës... nënvizon rolin që Rusia luan për Kinën ekonomikisht si një ofrues i burimeve natyrore dhe mallrave”, ka shtuar Lukin.

Edhe Xi dhe Putin pajtohen për koordinim më të ngushtë në shumë fusha Botë Xi dhe Putin pajtohen për koordinim më të ngushtë në shumë fusha

“Pyetja më interesante është ajo se çfarë do të vijë nga Kina nëpërmjet kësaj ure?” ka thënë ai.

Përktheu: Forca Jashari