Kina ka akuzuar SHBA-në se po përhap dezinformata për armatosjen e Rusisë nga Pekini duke i kërkuar Uashingtonit që të ndalojë “heqjen e fajit dhe përhapjen e dezinformatave”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi për ofrimin e mundshëm të armëve nga Kina për Rusinë.
Në një intervistë që u transmetua të dielën, Blinken tha se inteligjenca amerikane sugjeron se Kina po shqyrton ofrimin e armëve dhe municioneve për Rusinë, një përfshirje në përpjekjet luftarake të Kremlinit që ai tha se do përbënte "problem serioz".
Ministria e Jashtme kineze hodhi poshtë kritikat duke thënë se "është SHBA-ja ajo që vazhdoi të sigurojë armë në fushën e betejës, jo Kina".
Kina ka refuzuar të kritikojë Rusinë për veprimet e saj apo edhe ta quajë atë pushtim shkaku i raporteve me Moskën.
Në të njëjtën kohë diplomacia kineze këmbëngul se duhet të ruhen sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha kombeve.
-
Stoltenberg: Kemi parë shenja se Kina po shqyrton furnizimin me armë për Rusinë
-
Blinken: Kina po mendon ta furnizojë Rusinë me armë për luftën në Ukrainë
-
Blinken: Kina ka përgjegjësi që ta bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
-
Kina kundërshton pretendimet e Zelenskyt se po e furnizon Rusinë me armatim
-
Blinken: Dërguam fshehurazi armë në Ukrainë para se të niste lufta