Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald Trump, me qëllim shpejtimin e procesit të çarmatimit bërthamor të gadishullit Korean.
Presidenti Moon i bëri komentet të enjten në Seul, pas kthimit të tij nga një vizitë treditore në Phenian, transmeton kp.
Vizita e Moon-it në Phenian kishte si qëllim tejkalimin e ngërçit në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me ritmin e Phenianit për të përmbushur premtimin për t’i dhënë fund programeve të tij të raketave bërthamore e balistike. Në takimin e tyre në Singapor në muajin qershor udhëheqësi i Phenianit dhe Trumpit nënshkruan një marrëveshje të paqartë mbi çarmatimin bërthamor.
Presidenti i Koresë së Jugut u tha gjithashtu gazetarëve se Kim Jong Un shpreson që sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të vizitojë së shpejti Korenë e Veriut. Fillimisht ishte planifikuar që Pompeo të shkonte në Phenian muajin e kaluar, por ngërçi në marrëdhëniet mes dy vendeve, nxiti Trumpin të anulojë vizitën.
-
Kim Jong-un fton Trumpin për një takim të dytë
-
Koreja e Veriut e gatshme për të rinisur bisedimet me SHBA-në
-
Trumpi thotë se Kim Jong Un dëshiron të takohet sërish
-
Pompeo paralajmëron bisedime me Korenë Veriore
-
Trump i hapur për samitin e tretë me Kimin, por thotë se sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin