Botë

Kievi mund të ketë rrymë vetëm 10 orë në ditë gjatë janarit

Ekspertët e energjisë elektrike kanë vlerësuar se edhe në skenarin më të mirë, Kievi nuk ka gjasa të ketë më shumë se 10 orë energji elektrike në ditë, në fillim të janarit.

“Vala e fundit e sulmeve ruse me dron u fokusua në mënyrë specifike në rrjetin elektrik të Kievit dhe çoi në dëmtime të konsiderueshme në të gjithë sistemin”, ka thënë Oleksandr Kharchenko, drejtor i Qendrës Kërkimore të Industrisë së Energjisë.

Sipas tij, njerëzit e qytetit të Kievit duhet të përgatiten për faktin se për dy-tre javët e ardhshme, disponueshmëria e energjisë elektrike për katër-gjashtë orë brenda ditës do të ishte një lajm i mirë.

"Brenda një jave e gjysmë më së shumti, përkundrazi, ndoshta brenda një jave, ne do t'i kthehemi ndërprerjeve të planifikuara, në qytetin e Kievit dhe në rajon”, shtoi Kharchenko.

Megjithatë, siç tha ai, “në rastin më të mirë, do të ketë rrymë 10 orë në ditë dhe 14 orë jo” në fillim të vitit të ri.