Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

KFC-ja kërkon falje për promovimin e përvjetorit të masakrës “Kristallnacht”

Kompania e ushqimit të shpejtë, KFC, ka kërkuar falje pasi u ka dërguar mesazh promovues klientëve në Gjermani, duke kërkuar që ta përkujtojnë masakrën “Kristallnacht” “me ëmbëlsinë e pulës”, raporton BBC-ja. 

Dhuna sistematike kundër popullit hebre filloi me “Kristallnacht”, masakër kjo që ndodhi më 9 nëntor 1938, kur shtëpitë e hebrenjve, dyqane dhe vende adhurimi u sulmuan në të gjithë territoret e pushtuara nga nazistët. Emri “Kristallnacht” do të thotë “Nata e xhamit të thyer”.

Kjo periudhë njihet si fillimi i Holokaustit.

Mesazhi i KFC-së u kritikua rëndë për pandjeshmëri. Këtë mesazh kompania e ka cilësuar “gabim i sistemit”.

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë dërgoi mesazhe të shumta për klientët gjermanë duke thënë: Është dita përkujtimore për Kristallnacht, ushqejeni veten me djathë të butë në pulë.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, rreth një orë më vonë u dërgua mesazh tjetër me një kërkim falje.

“Na vjen shumë keq. Ne do të kontrollojmë menjëherë proceset tona të brendshme që kjo të mos ndodhë më. Ju lutemi falni këtë gabim”, raportohet të ketë shkruar më vonë kompania.

Edhe Heshtja përballë brutalizmit nazist të nëntorit 1938 si paralajmërim i tmerrit Kulturë Heshtja përballë brutalizmit nazist të nëntorit 1938 si paralajmërim i tmerrit

Sipas KFC-së, njoftimi i automatizuar është i lidhur me kalendarët që përfshijnë data të ndryshme kombëtare.

“Ne e kuptojmë dhe respektojmë historinë e kësaj dite dhe mbetemi të përkushtuar ndaj barazisë, përfshirjes dhe përkatësisë për të gjithë”, përfundoi njoftimin kompania.

Dita Ndërkombëtare Kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit shënohet për t’u bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërive për t’i dhënë fund urrejtjes.