Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Karnavali hebraik në hijen e luftës

Vizitorët e karnavaleve me kostume shumëngjyrëshe bëhen një në një lokal tradicional në brigjet e lumit Rhine në qytetin e Këlnit, në perëndim të Gjermanisë.

Birra vendëse “Kölsch” rrjedh lirisht. “Miqtë e vërtetë qëndrojnë së bashku”, jehon nga altoparlantët.

popullor i ndjekur nga bendi “Höhner” nga Këlni daton që nga vitet ’80. Nuk mund të ishte më e përshtatshme, veçmas në “Kölsche Kippa Köpp”, shoqata që e mban festën e karnavalit.

“Disa nga ne ndihemi më festivë sesa të tjerët. Ne kemi vendosur të mos i anulojmë edhe ato pak ngjarje të karnavaleve që i kemi, sepse nuk duam të ndihmojmë terrorin të fitojë edhe më shumë”, ka thënë zëdhënësi i “Kippa Köpp”, Lorenz Beckhardt.

Pavarësisht sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, ku të paktën 1139 izraelitë dhe të huaj u vranë dhe qindra u morën peng, Lorenz Beckhandt dëshiron të mbajë traditën.

Edhe Karnavali gjerman satirizon skajshmërisht me Trumpin, Merzin e Macronin Kulturë 5 muaj më parë Karnavali gjerman satirizon skajshmërisht me Trumpin, Merzin e Macronin

“Ne nuk do të lejojmë që terrori të marrë kontrollin mbi jetët tona”, ka thënë zëdhënësi i shoqatës hebraike të karnavaleve. Hamasi vlerësohet si organizatë terroriste nga Izraeli, Gjermania, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga disa shtete arabe.

Megjithatë, nuk ishte vetëm zelli për jetën dhe festën që ndikoi në themelimin e “Kölsche Kippa Köpp” në vitin 2017.

“Ne donim të ndërtonim historinë e gjatë të traditës hebraike të karnavaleve në Këln”, ka thënë Aaron Knappstein, president i shoqatës.

Që herët, nga shekulli i 19-të, karnavalet ishin pjesë e natyrshme e jetës për shumë hebrenj në Këln. “Kleiner Kölner Klub” (Klubi i Vogël i Këlnit), i themeluar në vitin 1922, ka ankoruar dukshëm në jetën e qytetit.

Klubi hebraik i karnavaleve ka organizuar seri karnavalesh në shkallë të gjerë, duke mbushur salla të tëra. Por gjithçka ndryshoi kur erdhën në pushtet socialistët kombëtarë. Shoqata u ndalua. Nuk bëhej fjalë më për karnavalet, por për mbijetesën.

“Shumë anëtarë, përfshirë ata që interpretonin, u desh të iknin nga nazistët, të tjerë u dëbuan dhe u vranë”, ka shpjeguar Aaron Knappstein.

Megjithatë, motivi për fondacionin e ri në vitin 2017 nuk erdhi nga komuniteti hebraik. Ishte Christoph Kuckelkorn, presidenti i komitetit të festivalit që i lidh klubet e karnavaleve të Këlnit. “Një klub karnavali hebraik është pjesa që mungon në mozaikun tonë”, kishte deklaruar ai.

Edhe Heshtja përballë brutalizmit nazist të nëntorit 1938 si paralajmërim i tmerrit Kulturë 8 muaj më parë Heshtja përballë brutalizmit nazist të nëntorit 1938 si paralajmërim i tmerrit

“Kölsche Kippa Köpp” tani ka më shumë se 150 anëtarë. “Ne festojmë për karnavale, ashtu sikur hebrenjtë në Këln kanë qenë gjithmonë aktivë në këtë drejtim para dhe pas Holokaustit”, ka thënë sekretari i klubit, Volker Scholz-Goldenberg.

“Ne festojmë të njëjtin karnaval si gjithë të tjerët”, ka thënë ai tutje.

Në anën tjetër, në “Stapelhaus”, një birrari në qytetin e vjetër të Këlnit, këngët popullore përsëriten zëshëm.

Njerëzit lëkunden në stolat dhe tavolinat e bareve. Të tjerët vallëzojnë. Shumë nga pjesëmarrësit veshin këmishë me vija bardh e kaltër, jelekë dhe kapele me majë. Fakti që antisemitizmi është në rritje në Gjermani do të thotë se gjendja shpirtërore po kërcënohet. Sipas Komisionit të Qeverisë Federale për Antisemitizëm, rreth 2 mijë e 250 krime antisemite janë regjistruar që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

“E veçanta rreth këtij viti është se po përjetojmë trazira të mëdha politike në mes të sesionit”, ka thënë zëdhënësja e “Kippa- Köpp”, Lothar Beckhardt, duke iu referuar jo vetëm sulmit të Hamasit më 7 tetor, por edhe zbulimeve të rrjetit kërkimor “Correctly” rreth takimit sekret të ekstremistëve të krahut të djathtë në Potsdam. Në takim u diskutua dëbimi i emigrantëve.

Që atë kohë, qindra mijëra kanë protestuar për demokraci dhe kundër partisë “AfD”. “Kjo lëvizje e fuqishme është shumë e rëndësishme për ne hebrenjtë”, ka thënë Beckhardt.

Historia ka treguar se hebrenjtë kanë qenë gjithmonë në gjendje të jetojnë më së miri aty ku është një demokraci e hapur, tolerante dhe liberale. Kjo është arsyeja pse është jetike për ne që të qëndrojë e tillë”, ka thënë ajo.

Edhe “Manifesta” i shndërron në galeri të përkohshme kishat jofunksionale në Gjermani Kulturë 3 j. më parë “Manifesta” i shndërron në galeri të përkohshme kishat jofunksionale në Gjermani

Festivali “Kölsche Kippa Köpp” nuk supozohet të jetë ngjarje e ndërlidhur me politikë. Ndonëse në Lindjen e Mesme lufta është në ajër.

“Nuk do t’i lëmë të na e shkatërrojnë jetën”, thërret një folës nga skena. Kjo thirrje përshëndetet me duartrokitje të forta dhe cakërrime gotash. Një këngëtare në karnavale bashkohet në thirrje. “Pikërisht kjo është gjithë çfarë na duhet”, thotë ajo. Një tjetër thotë: “Tani për tani duhet të festosh për të harruar – më falni – gjithë marrëzinë”.