Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Këshilltari i Zelenskyt: Ndalimi i Rusisë është mision i përbashkët i botës

Ndalimi i Rusisë është mision i përbashkët i të gjitha vendeve të qytetëruara, ka thënë këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhaylo Podolyak.

“Pse bota po i kushton më shumë vëmendje Ukrainës sesa Afrikës apo Lindjes? Një rrëfim i tillë promovohet nga agjentët rusë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter, shkruan BBC.

Lufta e Ukrainës, ka thënë ai, nuk është një konflikt lokal, është çështja se si do të jetë bota nesër.

Lejimi i Rusisë për të fitua “do të hapte kutinë e Pandorës dhe do të shtynte njerëzimin drejt epokave të errëta”.

Ndalimi i Rusisë është misioni i përbashkët i të gjitha vendeve të qytetëruara, tha këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhaylo Podolyak.

Podolyak vazhdoi duke thënë se: “Çdo autokrat do të ishte në gjendje të provokonte konflikte territoriale, të kapte vendet dhe të shfaroste kombet. Ndalimi i Rusisë është një mision i të gjitha vendeve të qytetëruara. Ka kohë, por ne duhet të nxitojmë”.