Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Këshilltarët ushtarakë iranianë vriten nga ukrainasit

Zyrtarët ukrainas konfirmuan se këshilltarët ushtarakë iranianë u vranë në Krime. Lajmi i parë u publikua nga mediat nga Izraeli se 10 iranianë humbën jetën pas sulmeve ukrainase në pjesën e ankesuar nga Rusia në vitin 2014.

Lajmin e ka konfirmuar të premten sekretari i shtetit ukrainas , Aleksey Danilov për Guardian, por nuk ka specifikuar se sa iranianë janë vrarë. Danilov ka thënë se iranianët në Krime po trajnonin rusët se si të përdornin dronët Shahed-136 në mënyrë sa më efektive.

Gjatë rrugës ai dërgoi edhe një mesazh.

“Nuk duhej të ishin atje. Ky është territori ynë dhe ne nuk ju ftuam. Ju bashkëpunuat me terroristët dhe prandaj u desh të vdisnit! Irani, natyrisht, mohon që këshilltarët e tyre kanë ardhur ndonjëherë në Krime”, ka thënë Danilov.

Artikuj të ngjashëm