Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve që po i heton trazirat e gjashtë janarit në Capitol të Washingtonit ka bërë ftesat e para për dëshmi lidhur me rastin.
Komiteti të premten ka ftuar katër këshilltarë të afërt me ish-presidentin Donald Trump, që ishin në kontakt me të para dhe pas trazirave me të cilat u tentua bllokimi i certifikimit të fitores së Joe Bidenit.
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve ka ftuar katër burrat më besnikë të Trumpit. I ka njoftuar se po zhvillohen hetime për “faktet, rrethanat dhe shkaqet” e sulmit dhe ka kërkuar nga të ftuarit që të dorëzojnë dokumentet dhe të paraqiten deri në mesin e muajit tetor.
Paneli i formuar gjatë verës tani pritet që të nisë fazën e intervistimeve, pasi ka shqyrtuar me mijëra faqe dokumentesh që i kërkoi nga agjencitë federale gjatë gushtit.
Synimi i panelit është që t’i kompletojë hetimet lidhur me atë se çfarë shkoi keq kur përkrahësit e Trumpit hynë në ndërtesën e Capitolit, si dhe të pamundësohet që skena të tilla të ndodhin sërish në të ardhmen.
-
Trumpi akuzohet për “tentativë grusht shteti”
-
Trumpit i refuzohet kërkesa për bllokimin e dokumenteve të kaosit në Washington
-
Refuzohet kërkesa e Trumpit për të bllokuar dokumentet për 6 janarin
-
Dëshmitë që do të vënë dritë mbi kaosin e 6 janarit
-
Trazirat në Capitol, betejë politike mes Bidenit dhe Trumpit