Teksa interesi i Trumpit rritej për ngjarjen e 6 janarit, njerëzit e angazhuar në fushatën e tij presidenciale u përfshinë në këtë ngjarje, mes tyre Caroline Wren, këshilltare financiare për Trump Victory, organizatë për mbledhje fondesh. Wren është në mesin e njerëzve të ftuar për dëshmi nga Komiteti
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton trazirën e dhunshme të 6 janarit në Capitol të Washingtonit, me raundin e fundit të intervistimeve, mund të zbulojë shkallën në të cilën ish-presidenti Donald Trump, ekipi i fushatës së tij dhe Shtëpia e Bardhë ishin përfshirë në planifikimin e tubimit – i cili ishte cilësuar si protestë e zakonshme, por që i parapriu trazirës.
Gjatë javës janë dërguar 11 ftesa për intervistim te njerëzit që organizuan dhe punuan në tubimin në “Ellipse”, nga i cili Trumpi inkurajoi turmën që të marshonte drejt Capitolit dhe u kishte thënë: “Nuk do të merrni shtetin tonë me dobësi. Duhet të tregoni fuqi dhe duhet të jeni të fuqishëm”.
Shumica e organizatorëve kishin punuar në fushatën presidenciale të Trumpit ose në administratën e tij dhe mund të jepnin detaje të reja se si nisi dhe përfundoi tubimi i dhunshëm.
Kërkesat e Komitetit përfshijnë materiale që kanë të bëjnë me planifikimin, financimin dhe pjesëmarrjen në tubimin “Ellipse”, i cili ishte organizuar si formë proteste ndaj rezultatit të zgjedhjeve të muajit nëntor, por edhe të ngjarjeve që çuan te trazira, përfshirë edhe turneun me autobus dhe marshimet në Washington në muajt nëntor dhe dhjetor. Komiteti, gjithashtu, ka kërkuar komunikimet me zyrtarë të administratës së Trumpit dhe ligjvënësve. Këto komunikime mund të tregojnë nëse dhe sa thellë ishin të përfshirë zyrtarët qeveritarë në planifikimin e ditës së trazirave.
Njëri prej personave të thirrur për intervistë, kompania e të cilit ishte angazhuar për të ofruar siguri në ditën e protestës, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë.
Edhe
Një grup planifikoi sulm me dronë e snajperë në ngjarjen e UFC-së në Shtëpinë e Bardhë
“Qëllimi ynë është që të bashkëpunojmë me Komitetin e zgjedhur nga Dhoma e Përfaqësuesve”, thotë Lyndon Brentnall, shef i Shërbimeve Mbrojtëse RMS me bazë në Floridë. “Sa na përket neve, drejtuam sigurinë në një ngjarje të ligjshme në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të SHBA-së dhe Policinë e Parkut”, shton ai.
Nuk është e qartë nëse të tjerët do t’i dorëzojnë dokumentet e kërkuara deri më 13 tetor ose nëse do të dëshmojnë në fund të muajit, siç ka kërkuar Komiteti. Mirëpo, vetëm Brentnall ka komentuar në lidhje me hetimet.
Ai ka thënë se stafi që ka punuar në siguri me të gjatë protestës, ishte verifikuar nga Shërbimi Sekret dhe Policia. Emrat e tyre, numrat e telefonit dhe numrat e Sigurisë Sociale janë dorëzuar para ngjarjes, thotë ai.
“Ajo që bëmë ishte siguria dhe transporti i personave të rëndësishëm nga hoteli deri te tubimi dhe pastaj kthimi në hotel. Kjo është krejt ajo çfarë bëmë”, thotë ai.
Dy njerëz të njohur me planifikimin e krejt ngjarjes thonë se Shtëpia e Bardhë u koordinua me organizatorët e ngjarjes pasi Trumpi u njoftua për planet e tubimit në mesin e dhjetorit.
Të afërm me Trumpin
Pothuajse të gjithë personat e thirrur për intervistim ishin në listën e pjesëmarrjes, organizimin e së cilës e kërkoi “Woman for America First”, grup përkrahës i Trumpit. Tri gra të përfshira në grup u thirrën për intervistim: Amy Kremer, vajza e saj, Kylie Jane Kremer dhe Cindy Chafian.
Teksa interesi i Trumpit rritej për ngjarjen e 6 janarit, njerëzit e angazhuar në fushatën e tij presidenciale u përfshinë në këtë ngjarje, përfshirë Caroline Wren, këshilltare financiare për Trump Victory, një organizatë për mbledhje fondesh. Wren është në mesin e njerëzve të ftuar për dëshmi nga Komiteti.
Ajo dhe kompania e saj këshilluese me bazë në Teksas, “Bluebonnet Fundraising”, pranoi 892 mijë dollarë mes prillit 2017 dhe nëntorit nga fushata presidenciale e Trumpit.
Ish-presidenti nuk pritej të merrte pjesë në tubim, por pas Ditës së New Yorkut, u bë e qartë se ai personalisht do të merrte pjesë, thonë zyrtarët e përfshirë në tubimet e 5 dhe 6 janarit.
Edhe
Trumpi mbledh sot kabinetin e tij mes tensioneve të shtuara me Iranin
Me Trumpin që do të ishte folësi kryesor, i cili do të ndante skenën, ndezi argumente të nxehta midis organizatorëve të tubimit dhe njerëzve pranë Shtëpisë së Bardhë, sipas individëve të njohur me ngjarjet.
Katrina Pierson, aleate e kamotshme e Trumpit dhe këshilltare e fushatës presidenciale, u angazhua për t’u koordinuar me Shtëpinë e Bardhë dhe për bërë listën e folësve që do të ndanin skenën me Trumpin. Ish-presidenti donte grup të vogël - anëtarë të Kongresit, anëtarë të familjes dhe njerëz të lidhur me “Women for America First”. Pierson ishte afër Kremers, të dy po argumentonin me Wrenin mbi kontrollin e ngjarjes.
Planifikimi i tubimit
Pierson është një nga dy personat e thirrur këtë javë, të cilët nuk ishin të shënuar në lejen përfundimtare të 5 janarit. Tjetra ishte Chafian. Të dhënat e FEC-ut tregojnë se fushata Trumpit e pagoi Piersonin nga 10 mijë dollarë çdo dy javë që prej shtatorit të vitit 2019 deri në dhjetor të vitit 2020.
Të tjerët që u ftuan për dëshmi janë edhe Maggie Mulvaney, mbesa e ish-ndihmësit të lartë të Trumpit, Mick Mulvaney. Ajo u rendit në listë si “Shefi i VIP-ave”. Mulvaney ishte drejtoreshë e operacioneve financiare për fushatën e Trumpit në vitin 2020, duke u paguar 5,000 dollarë çdo dy javë deri në mes të nëntorit. Profili i saj në LinkedIn e përshkruan atë si menaxhere të punëve të jashtme për fushatën e Trumpit.
Maggie Mulvaney, gjithashtu, tani po punon si këshilltare e lartë për republikanen Carol Miller. Mulvaney është një nga të paktën dy organizatorët e tubimeve që gjetën një punë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së brenda disa javësh nga sulmi vdekjeprurës që la sallat dhe zyrat e Kongresit të plaçkitura. Zyrtari tjetër Kiran Menon, i listuar si bashkëpunëtor i operacioneve në mitingun e 6 janarit, ishte në listën e pagave të fushatës së Trumpit nga korriku deri në nëntor 2020. Menon nuk është ndër të ftuarit nga Komiteti. Sipas drejtorive të Kongresit dhe LinkedIn, Menon siguroi një pozicion në shkurt me republikanin republikan të Ohajos, Jim Jordan.
Menon i dërgoi kërkesën për koment zëdhënësit të Jordanit, Russell Dye, i cili e quajti atë “anëtar i talentuar dhe i përkushtuar i stafit tonë që nuk kishte asnjë rol në ngjarjet e Capitolit” dhe “konservator i ri i shquar”.
Për dëshmi u ftuan edhe Hannah Salem Stone dhe Megan Powers, të dyja shërbyen në administratën Trump dhe punuan në pika të ndryshme në fushatën e tij. Stone ishte “menaxhere e operacioneve për logjistikën dhe komunikimin”, renditej me emrin Hannah Salem. Ajo tha se ishte asistente speciale e presidentit dhe e drejtoreshës për media në Shtëpinë e Bardhë. Nga pozita u largua në shkurtin e vitit 2020. Të dhënat nga FEC tregojnë se ajo dhe kompania e saj, “Salem Strategies”, punuan për fushatën e Trumpit në vitin 2020.
Powers filloi të punonte për fushatën e Trumpit para se ai të shpallte kandidaturën presidenciale në qershorin e vitit 2015. Ajo më vonë punoi në Shtëpinë e Bardhë dhe në NASA. Në janarin e vitit 2021, Powers ishte drejtore e operacioneve të fushatës së Trumpit, sipas profilit të saj në LinkedIn, dhe të dhënat e FEC tregojnë se Powers po paguhej 8,500 dollarë çdo dy javë. Ajo u rendit si “menaxhere e operacioneve për planifikimin dhe udhëzimin” e 6 janarit. Në shkurt, disa muaj pasi Trumpi humbi zgjedhjet e vitit 2020 ndaj presidentit Joe Biden, pro-Trump Make America Great Again PAC e pagoi Powersin më shumë se 19,000 dollarë për konsultime administrative, sipas të dhënave të financimit të fushatës.
Dy persona të përfshirë në kompaninë e menaxhimit dhe prodhimit “Event Strategies” u ftuan gjithashtu: Tim Unes, themelues dhe presidenti i firmës, dhe Justin Caporale, ish-ndihmës i lartë i zonjës së parë Melania Trump.
Edhe
Deklarohet i pafajshëm burri që akuzohet për tentimvrasjen e Trumpit

Caporale, i listuar në tubim si menaxher i projektit të ngjarjes, ishte në listën e pagave të fushatës Trump për pjesën më të madhe të vitit 2020 dhe fitonte 7,500 dollarë çdo dy javë, sipas të dhënave të FEC. Sipas dokumenteve të lejes, Unes ishte “menaxher i skenës” së tubimit.
Unes ka lidhje të gjata me Trumpin, lidhje që ai e përmend në faqen e internetit të kompanisë së tij. “Unes and Strategies Event” u paguan më shumë se 3.4 milionë dollarë nga fushata Trump, Trump Victory dhe Komiteti Kombëtar Republikan për konsulencë e shërbime audio-vizuale.