Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Këshilli ushtarak dhe koalicioni opozitar kanë arritur marrëveshje në Sudan

Pas shumë bisedimesh, Këshilli ushtarak në pushtet i Sudanit dhe koalicioni kryesor i opozitës kanë arritur një marrëveshje, përmes së cilës do t'i hapet rrugë qeverisë kalimtare. Njoftimin e ka bërë të shtunën në mëngjes ndërmjetësi i Bashkimit Afrikan, Muhamed Hassan Lebatt.

“Unë njoftoj opinionin publik sudanez, afrikan dhe ndërkombëtar, që të dy delegacionet kanë rënë dakord plotësisht mbi deklaratën kushtetuese”, u tha Lebatt gazetarëve, transmeton KTV. Ai tha se do të mbahen edhe takime të tjera për t’i përpunuar detajet teknike të ceremonisë së nënshkrimit, por nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me vetë marrëveshjen.

Në fakt, ky pajtim mes opozitës dhe Këshillit ushtarak është një marrëveshje për ndarje të pushtetit, e cila po ashtu përshkruan kushtet për një qeveri teknike 3-vjeçare.

Marrëveshja është mirëpritur nga qytetarët, të cilët kanë festuar nëpër rrugët e Sudanit.