Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri ushtarak i Sudanit zotohet ta dorëzojë pushtetin

Lideri i përkohshëm i Sudanit është zotuar se Këshilli i Përkohshëm Ushtarak që ka drejtuar vendin prej rrëzimit të liderit Omar al-Bashir, do ta dorëzojë pushtetin te një autoritet ciivil.

Por liderët e opozitës kanë anuluar bisedimet me liderët ushtarakë për shkak se nuk u besojnë zotimeve të tyre për transferimin e kontrollit të shtetit të Afrikës Veriore.

“Këshilli i Përkohshëm Ushtarak është plotësues i kryengritjes dhe i revolucionit. Këshilli është i përkushtuar ta dorëzojë pushtetin te populli”, ka deklaruar gjenerallejtnant, Abdel Fattah al-Burhan.

“Ne nuk jemi aspak lakmitarë që të mbesim në pushtet më shumë se sa jemi pajtuar me partitë opozitare. Ne po presim që opozita të dalë me propozim”, ka shtuar ai.

Por liderët të opozitës u kanë thënë më vonë mbështetësve në një tubim në Kartum se ushtria ka dështuar të përmbushë kërkesat e tyre, dhe se negociatat do të zëvendësohen me demonstrata të tjera, ka