Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do të mbajë një takim urgjent të hënën, lidhur me operacionin ushtarak amerikan në Venezuelë.
Pjesëmarrësit nuk janë konfirmuar ende, por pritet që aty të jetë sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres.
Kolumbia ka kërkuar mbajtjen e kësaj mbledhjeje me përkrahjen e Rusisë dhe Kinës, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.
Të shtunën, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë të gjerë të kryer nga forcat amerikane në kryeqytetin Karakas, siç ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump. Bashkë me Maduron është kapur edhe gruaja e tij
SHBA-ja godet Venezuelën dhe kap Maduron
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë...-
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Venezuelën
-
SHBA-ja godet Venezuelën dhe kap Maduron
-
SHBA-ja e Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros
-
SHBA-ja kërcënon Venezuelën me përdorim të forcës
-
Trumpi e fton presidentin e Kolumbisë në takim pasi e paralajmëroi “të kishte kujdes”