Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Këshilli i Sigurimit nuk bie dakord, i ndarë për Venezuelën

Foto: Reuters

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dështoi të pajtohej të enjten për rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe për një tjetër të Rusisë, për zgjidhjen e krizës në Venezuelë.

Rezoluta amerikane pati mbështetjen e shumicës së anëtarëve të këshillit, por u bllokua nga Rusia dhe Kina, ndërsa propozimi rus mori vetëm katër vota pro.

Në rezolutën amerikane theksohej nevoja për të “parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm” të situatës humanitare dhe për të lejuar qasjen pa pengesa të ndihmës në të gjithë vendin.

“Duke votuar kundër kësaj rezolute, disa anëtarë të këtij këshilli vazhdojnë të mbrojnë Maduron dhe miqtë e tij dhe të zgjasin vuajtjet e popullit venezueljan. Kjo është një krizë artificiale dhe është zgjeruar shumë përtej kufijve të Venezuelës e po kërcënon të destabilizojë rajonin”, tha Jonathan Cohen, zëvendës Ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, raporton Zëri i Amerikës.

Qeveria e presidentit të diskutueshëm Nikolas Maduro ka refuzuar të pranojë se në vend ka një krizë humanitare. Ai e ka penguar ndihmën amerikane duke thënë se është një pretekst për një pushtim ushtarak nga ana e SHBA-së.

Edhe Rusisë i dështon rezoluta, pranon krizën humanitare në Ukrainë por jo edhe fajin Botë Rusisë i dështon rezoluta, pranon krizën humanitare në Ukrainë por jo edhe fajin

Në rezolutën ruse bëhej thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit, por thuhej se Nicolas Maduro duhet të lejojë shpërndarjen e ndihmës. Në rezolutën ruse shprehej gjithashtu “shqetësimi rreth kërcënimeve për përdorim të forcës” kundër Venezuelës.

Rreth një javë më parë, mbështetësit e Nicolas Maduros bllokuan kamionët që mbanin ushqime dhe ilaçe duke mos i lejuar të hyjnë në vend, gjë që u bë shkak për përleshje të dhunshme në kufijtë me Kolumbinë dhe Brazilin. Si pasojë u vranë katër persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.