Pas Dumës, Këshilli i Federatës ruse ratifikoi katër traktate për pranimin në Rusi, të territoreve pjesërisht të pushtuara të rajoneve Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës.
BBC-ja raportoi të martën se vendimi u mor unanimisht, pasi Duma e Shtetit miratoi aneksimin. Tani vendimet për dekretim i shkojnë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Vendimi u nënshkrua pas rezultateve të referendumeve më 3 shtator.
Sipas rezultateve të referendumeve, shumica e banorëve të këtyre rajoneve votuan për bashkimin me Rusinë.
Perëndimorët janë zotuar gjithashtu që të mos i njohin rajonet e aneksuara nëpërmjet referendumeve të rreme si pjesë të territorit rus.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se veprimet e Moskës “nuk kanë legjitimitet”, duke shtuar se SHBA-ja do t’i respektojë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.
Bashkimi Evropian në anën tjetër, u shpreh se nuk do ta njohë “aneksimin e paligjshëm” nga ana e Kremlinit.