Këshilli i Evropës shprehu dje shqetësimin për ndërhyrjet e politikës në pavarësinë e mediave dhe shërbimin publik në Evropë, në një vlerësim të komisionerit për të Drejtat e Njeriut, Niels Muiznieks, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
“Situata në terren është shqetësuese”, shprehet komisioneri në këtë vlerësim të publikuar në prag të Ditës së Lirisë së Medias, më 3 maj.
Këshilli i Evropës ngriti në 2015 një platformë për forcimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve.
“Një numër në rritje i paralajmërimeve në lidhje me ndërhyrje të politikës në vijën editoriale të transmetimeve publike, një mbrojtje e pamjaftueshme legjislative kundër ndërhyrjeve politike apo mungesës së burimeve financiare të nevojshme për të garantuar pavarësinë e transmetuesit publik”, sqaroi ai.
-
KiE: Mediat e lira po përballen gjithnjë e më shumë me kërcënime
-
BE: Për keqardhje që s’janë marrë parasysh rekomandimet për tri ligje
-
Këshilli i Mediave: Përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat janë të papranueshme
-
Zyra e BE-së: Të respektohet pavarësia e KPM-së
-
KE: Paketa anti-shpifje e Shqipërisë nuk pasqyroi rekomandimet e Këshillit të Evropës