Ndryshimet e ligjeve të medias në Shqipëri, që u miratuan të mërkurën mes polemikave e kritikave të shumta, vazhdojnë të ngjallin shqetësim.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Zërit të Amerikës se Brukseli “merr shënim” miratimin në parlament të paketës anti-shpifje. Megjithëse ligjit iu bënë ndryshime deri në minutën e fundit dhe qeveria Rama theksoi se ato janë bërë në përputhje të plotë me OSBE-në, zëdhënësi i Komisionit, i tha Zërit të Amerikës se “rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës nuk janë marrë në konsideratë” në variantin përfundimtar.
Zëdhënësi tha se Brukseli do të vazhdojë të punojë nga afër me autoritetet shqiptare, për t’u siguruar që standardet evropiane për lirinë e të shprehurit dhe mediat do të respektohen.
Përfaqësues të mediave shqiptare si dhe të institucioneve ndërkombëtare kanë qenë të një mendjeje se amendamentet e reja paraqesin problem lidhur me garantimin e lirisë së mediave.
-
KE-ja i kërkon qeverisë shqiptare të fusë në ligjin “Antishpifje” të gjitha rekomandimet
-
Rama nuk heq dorë nga pakoja anti-shpifje, mediat paralajmërojnë protesta në ditën e votimit
-
BE: Për keqardhje që s’janë marrë parasysh rekomandimet për tri ligje
-
Rishikim apo shfuqizim i paketës antishpifje në Shqipëri?
-
OSBE e gatshme të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjin e medias