Politikanët nga i gjithë spektri politik gjerman duan që ish-kancelari Gerhard Schroder të jetë subjekt i sanksioneve për shkak të lidhjeve të tij të afërta dhe mbrojtjes së presidentit rus Vladimir Putinit që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, raportoi agjencia e lajmeve DPA të mërkurën.
Schroder, i cili ka qenë kancelar nga viti 1998 deri më 2005, kryeson bordin mbikëqyrës të gjigandit shtetëror rus të energjisë Rosneft dhe kryeson komitetin e aksionarëve të kompanisë së gazsjellësit Nord Stream.
Ai nuk ka dhënë ndonjë kritikë për Putinin që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
“Schroder i takon listës së sanksioneve të përfituesve të Putinit”, ka thënë Moritz Korner, anëtar i partisë së Lirë Demokratike, duke shtuar se ish-kancelari ka qenë njeriu më i rëndësishëm i Putinit në Gjermani.
Roderich Kiesewetter, ekspert i politikës së jashtme nga Unioni Kristian Demokratik, thirri gjithashtu për sanksione.
“Fakti se Schroderi ende nuk e distancon veten nga Putini dhe Rusia, tregon se sa thellë është ai në shërbimin e Putinit”, ka thënë ai.
Edhe
Putini do që Schroder të jetë ndërmjetës në bisedime Rusi-BE për Ukrainën, Gjermania skeptike
Reinhard Butikofer i të Gjelbrve ftoi për sanksione mbi Schroderin dhe të gjithë ish-politikanët evropianë “që janë shitur te Vladimir Putini”.
Schroder në një intervistë së fundmi pati mbrojtur kreun e Kremlinit ndaj akuzave për krime lufte, duke thënë se urdhri për vrasjet masive kishte të ngjarë të kishte ardhur nga zyrtarë të rangut të ulët dhe jo nga Putini.
-
Gjermania fajëson Rusinë pasi dështoi të sigurojë një vend në KS të OKB-së
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Gjermania kritikon SHBA-në për heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse: Vendim i gabuar