Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, mbërriti të hënën në Kepin e Gjelbër, ku u takua me kryeministrin e vendit ishullor të Afrikës Perëndimore, Ulisses Correia e Silva.
Ky është takimi i parë në një vizitë në katër vende të Afrikës, pasi administrata Biden kërkon të tregojë se SHBA-ja është një partner kyç në një rajon ku Kina dhe Rusia kanë ushtruar ndikim të konsiderueshëm.
Blinken, pas Kepit të Gjelbër do të vizitojë edhe Bregun e Fildishtë, Nigerinë dhe Angolën.
Në ndalesën e parë, Blinken tha se e filloi udhëtimin në Kepin e Gjelbër, sepse, sipas tij, ky vend ka qenë “një partner i jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara”.
Artikuj të ngjashëm