Kenianët janë duke votuar të martën në zgjedhje të pazakonta presidenciale, ku një lider i opozitës i mbështetur nga presidenti në largim, po përballet me zëvendëspresdentin.
Zgjedhjet po konsiderohen të ngushta por të qeta, ndërsa shteti në lindje të Afrikës pritet të përballet për herë të parë me balotazh në zgjedhjet presidenciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKenia shquhet për sistemin relativisht demokratik në një rajon ku liderët shquhen për qëndrim në pushtet me dekada. Stabiliteti i Kenisë është kyç për investuesit e huaj.
Kandidati kryesor Raila Odinga, që si lider i opozitës kishte luftuar për të marrë fronin për gati gjysmë-shekulli, do të jetë përballë zëvendëspresidentit, 55-vjeçarit William Ruto.
Presidenti në largim Uhuru Kenyatta, i biri i presidentit të parë të Kenisë, ka zemëruar Ruton duke përkrahur rivalin e tij Odinga, pas një “beteje të ashpër” që patën në zgjedhjet e vitit 2017.
Por, si Odinga ashtu edhe Ruto, kanë zgjedhur kandidatët për zëvendëspresident nga grupi më i madh etnik në Keni, grupi Kikuyu.
Odinga 77-vjeçar ka bërë histori duke e zgjedhur Martha Karuan, ish-ministren e Drejtësisë si gruan e parë kandidate për postin e zëvendëspresidentit.