Protestuesit ndezën zjarr në rrugët e Nairobit të hënën ndërsa qindra syresh morën pjesë në një demonstratë duke i bërë thirrje qeverisë të jepte dorëheqjen.
Turmat e mbështetësve të opozitës dolën në rrugët e kryeqytetit kenian pasi udhëheqësi i opozitës, Raila Odinga, bëri thirrje për një protestë masive për t'i bërë thirrje qeverisë së kryesuar nga William Ruto të largohej.
Ruto erdhi në pushtet në zgjedhjet e gushtit 2022, rezultatet e të cilave Odinga i ka kundërshtuar që atëherë.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit të cilët hodhën gurë dhe ngritën barrikada me goma të djegura.
Mediat lokale raportuan se të paktën një person u qëllua dhe disa të tjerë u arrestuan.
-
Shpërthejnë sërish protestat në Kenia, policia gjuan me gaz lotsjellës
-
Tollovi në stadiumin e inaugurimit të presidentit Ruto në Keni
-
Përmbytje në Kenia, mbi 60 të vdekur
-
Të paktën 17 nxënës të vdekur nga zjarri në shkollë në Kenia
-
Presidenti i Kenias tërheq ligjin për taksat pas protestave vdekjeprurëse