Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kenia ia liberalizon vizat botës

Vizitorët nga e gjithë bota të cilët duan ta vizitojnë Keninë, nga janari nuk do të kenë nevojë të kërkojnë më vizë, tha presidenti William Ruto më 12 dhjetor.

Ruto tha se qeveria e tij ka zhvilluar një platformë digjitale për të siguruar që të gjithë vizitorët të marrin një autorizim elektronik të udhëtimit paraprakisht, në vend që të kenë nevojë të aplikojnë për vizë.

“Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia”, tha ai në një fjalim në kryeqytetin Nairobi në një ngjarje për të shënuar 60-vjetorin e pavarësisë nga Britania.

Ruto ka mbrojtur prej kohësh udhëtimin pa viza brenda kontinentit afrikan.

Në një konferencë në Republikën e Kongos në tetor ai tha se njerëzit nga vendet afrikane nuk do të kërkojnë vizë për të vizituar Kenian deri në fund të 2023.

Edhe Tajlanda shtrëngon rregullat e vizave për turistët Botë 2 muaj më parë Tajlanda shtrëngon rregullat e vizave për turistët

Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë e Kenias, duke ofruar pushime në plazh përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Indian.

“Kenia ka një mesazh të thjeshtë për njerëzimin: Mirë se vini në shtëpi”, tha ai.