Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katrahura në “Tour de France”, kërkohet një grua

Policia franceze është në kërkim të gruas që të shtunën shkaktoi një prej incidenteve më të rënda në historinë e Tour de France.

Ajo shkaktoi përplasjen e çiklistëve në fazën e fundit prej 45 kilometrave në Tour de France. Policia ka bërë të ditur se gruaja po mbante një mbishkrim dhe ka hyrë në shteg, duke u përplasur me çiklistin Tony Martyn, i cili nuk kishte kah t’ia mbante, veç të përplasej me gruan. Sipas autoriteteve, gruaja që shkaktoi katrahurën ka ikur nga vendi i ngjarjes pak para se të vinin hetuesit.

Prokurorët francezë kanë konfirmuar se gruaja do të akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë. Në rast se kapet, pritet të gjobitet me 15 mijë euro, ose do të dënohet me një vit burgim.

Organizatorët e Tour de France kanë bërë të ditur se hapat ligjorë do të merren me qëllim që të shërbejnë si shembull se shikuesit nuk duhet të hyjnë në shtegun e çiklistëve.