Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kathy Sullivan, gruaja që “preku” qiellin dhe zbriti në thellësi të oqeanit

Ajo veç e kishte shënuar emrin e saj në librat e historisë, si gruaja e parë amerikane që shkeli gjithësinë, mirëpo Kathy Sullivan nuk doli të mjaftohej me kaq.

Astronautja e NASA-s mori udhë që historinë e saj ta shkruaj sërish, kësaj radhe në thellësi të oqeanit.

68-vjeçarja Sullivan ka sfiduar veten në udhëtimin thellë në Oqeanin Paqësor, më 7 qershor të vitit 2020, duke u bërë gruaja e parë që preku thellësitë e detit.

Tani ajo thotë se zbritja në fundin e oqeanit ishte përvojë shumë e qetë në krahasim me natyrën shpërthyese të udhëtimit në gjithësi që e kishte bërë më herët.

E këto dy misionet ajo përherë kishte ëndërruar t’i përjetonte. Qysh e re ajo donte ta njihte botën në të cilën jetonte sa më mirë që mund ta bënte.

Edhe Kathy Sullivan bëhet e para që ecën në hapësirë dhe arrin pikën më të thellë në oqean Kuriozitet Kathy Sullivan bëhet e para që ecën në hapësirë dhe arrin pikën më të thellë në oqean

Kur tani i përshkruan përjetimet, ajo kujtonte sesi qysh e vogël ka qenë kureshtare dhe ka pasur interesime më të veçanta prej bashkëmoshatareve.

E lindur në New Jersey më 1951, Sullivan fëmijërinë e kaloi në Kaliforni. E pasionet e saja thotë se i ka trashëguar nga babai, pasi punonte si inxhinier aviacioni dhe gjithmonë e kishte përkrahur vajzën e tij të mendonte ndryshe dhe pa kufizime.

Për udhëtimin e saj të fundit drejt oqeanit, ajo thotë se mbërritja në thellësi është si përjetimi i qetësisë.

Iu deshën plot katër orë për të zbritur ngadalë në fund të oqeanit, me nëndetësen “Limiting Factor” të teknologjisë së lartë.

E në vitin 1984, Sullivan ishte bërë gruaja e parë amerikane që udhëtoi në gjithësi dhe iu deshën ​​tre orë e gjysmë udhëtim me astronautin e NASA-s, David Leetsma.

Edhe Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi Botë Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi

Ajo tani shpreson që përvojat e saja të shërbejnë si frymëzim për gratë e tjera.

“Është kënaqësi kur mendoj se kjo përvojë mund të rigjallërojë disa nga aftësitë e mia për të arritur audiencën më të re, të frymëzoj vajza dhe gra të reja që t’i besojnë vetes se gjithçka është e mundur dhe të jenë më të guximshme, t’i frymëzoj meshkujt e rinj dhe të binden se këto gjëra nuk i bëjnë vetëm burrat, ose vetëm gratë, por çdo person kureshtar dhe i guximshëm”, ka thënë ajo.