Një person ka vdekur dhe 18 të tjerë janë lënduar në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, pasi janë shembur katet e sipërme të një ndërtese.
Hoteli që është duke u meremetuar, filloi të shembej pak minuta pasi punëtorët nisën punën, transmeton KTV. Mediat lokale raportuan se tre persona janë zhdukur, teksa ekipet e shpëtimit kanë angazhuar edhe qentë për gjetjen e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkaqet e këtij aksidenti ende nuk dihen ndërsa banorët janë lutur që t’i shmangen zonës së ndërtesës.
Hoteli Hard Rock International tha se nuk është i përfshirë në ndërtimin e këtij objekti shumëkatësh.