Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Australi

Dy të rritur dhe dy fëmijë kanë vdekur, pas rrëzimit të një aeroplani në oqean në afërsi të bregdetit australian, raporton "The Sun". 

Aeroplani i lehtë po fluturonte nga Brisbane, kur është përplasur në ujë rreth orës 9 të mëngjesit të dielën me kohë lokale.

Mësohet se aeroplani kishte pasur problem me motor me tu ngritur në qiell. 

Aeroplani më pas u rrotullua dhe u përplas në oqean.

Dy nga viktimat janë nga Brisbane e dy nga Canberra.

Edhe Katër të vdekur dhe disa të plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve në Australi Botë Katër të vdekur dhe disa të plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve në Australi

Policia ka nxjerrë trupat e dy të rriturve, përfshirë të pilotit 69-vjeçar, dhe po ashtu të dy fëmijëve.

Nuk është bërë e ditur mosha e fëmijëve.