Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, kanë qëndruar të mërkurën në Kiev, ku janë takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka shkruar në Twitter se gjatë takimit me Zelenskyn, ata shprehën mbështetjen e plotë për Ukrainën.
Nauseda ka shkruar po ashtu se do të avokojnë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
“Në Kiev me presidentët e Polonisë, Letonisë dhe Estonisë, shprehëm mbështetjen tonë të plotë për Ukrainën. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe të ndihmojmë këtë komb heroik të kapërcejë tmerret e luftës. Uniteti është forca jonë. Do të qëndrojmë me Ukrainën deri në fitore”, ka shkruar Nausėda.
Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia janë të gjitha vende anëtare të NATO-s, të cilat brengosen se mund të përballen me ndonjë sulm rus në të ardhmen, nëse Ukraina dështon në luftë.
In Kyiv with the Presidents of ?? ?? ?? we expressed our full support to @ZelenskyyUa??.
— Gitanas Nausėda (@GitanasNauseda) April 13, 2022
We will continue advocating for Ukraine's membership in the ??& helping this heroic nation overcome the horrors of war.
Unity is our strength. We will stand with #Ukraine??until victory. pic.twitter.com/WFfhx8MLPc
-
Zelensky vlerëson deklaratën e udhëheqësve evropianë për Ukrainën
-
Aleatët evropianë: Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet për paqe
-
Liderët e BE-së dhe Kanadasë mbërrijnë në Kiev për trevjetorin e luftës
-
Presidenti ukrainas i drejtohet BE-së për të marrë mbështetjen për “planin e fitores”
-
Zelensky nis vizitën në shtetet baltike, në kërkim të më tepër ndihmave ushtarake