Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër izraelitë qëllohen për vdekje në Bregun Perëndimor

Katër izraelitë janë qëlluar për vdekje në një sulm në afërsi të një vendbanimi në Bregun Perëndimor, raporton BBC.

Katër tjerë janë lënduar, një tjetër më rëndë, kur dy palestinezë hapën zjarr në një pikë karburanti dhe restorant në autostradë në periferi të Elit.

Ushtria e Izraelit ka thënë se një nga sulmuesit është qëlluar për vdekje nga një civil i armatosur, ndërsa i dyti pretendohet se vodhi një veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Ai më pas u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë së Izraelit në qytetin Tubas.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, e ka përshkruar sulmin si terrorist.

Edhe Vriten dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar Botë Vriten dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Në sulmin e të martës, dy persona të armatosur arritën me veturë dhe hapën zjarr te personat në një pikë karburanti dhe brenda një restoranti.

“Shtatë viktima kishin plagë të marra nga arma, disa në pikën e karburantit dhe disa në restorantin në afërsi. Ne u ofruam ndihna, tre u dërguan në njësitin e kujdesit intensiv në Spital, ndërsa për fat të keq katër tjerë u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes”, tha Gallant.